Chris Brown pranon fajësinë për sulmin ndaj producentit muzikor në Londër, vendimi në tetor

Artisti amerikan Chris Brown ka pranuar zyrtarisht akuzën për sulm fizik ndaj producentit muzikor Abraham Diaw, në një rast që daton tre vjet më parë në një lokal nate në kryeqytetin britanik.

Në seancën e së premtes, më 24 korrik, në Gjykatën e Kurorës Southwark, Brown ndryshoi qëndrimin e tij fillestar, duke kaluar nga mohimi i akuzave në pranimin e përgjegjësisë penale, sipas raportimeve të mediave britanike dhe TMZ.

Të lidhura

None found

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në shkurt të vitit 2023 brenda klubit “Tape” në Londër, ku Diaw pretendon se u godit me një shishe. Pas arrestimit, këngëtarit iu caktua masa e sigurisë me një garanci prej 5 milionë paundësh.

Në të njëjtën çështje, edhe Omololu Akinlolu, shoku i Brown që ndodhej në vendngjarje, ka pranuar fajësinë për sulm.

Në deklaratën e tyre para gjykatës, të dy burrat pohuan se kishin “përdorur ose kërcënuar me forcë të paligjshme ndaj një personi tjetër”, duke shtuar se sjellja e tyre ishte e tillë që do të shkaktonte frikë për sigurinë personale te një individ i arsyeshëm.

Ndërkohë, organi i akuzës vendosi të heqë dorë nga ndjekja penale për veprat më të rënda, përfshirë tentativën për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore dhe një akuzë tjetër për dëmtim fizik.

Shpallja e dënimit për Chris Brown dhe Omololu Akinlolu është caktuar të bëhet më 26 tetor.


Shtuar 24.07.2026 18:47

matbetmatbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetcio girişİmajbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetStarzbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetganobetbetciojojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet