Ola Bruko është një ndër spikerat më të mira të televizioneve shqiptare, ndonse prej vitesh na shoqëron në ekranin e News 24. Ndonse duket mjaft e qetë, mesa duket dikush i ka shkelur atje ku nuk duhet.
Spikerja ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku bën një paralajmërim të fortë.
“Asnjëherë nuk do jesh ku do nëse përpiqesh të fundosësh tjetrin. Koha ka treguar se kush përpiqet ti bëjë gropën tjetrit, bie vetë aty brenda. Jeto jetën tënde e mos bëj keq. Zoti shikon çdo veprim. Ai vonon por nuk harron”.
Nuk dihet se kush e ka prekur kaq shumë spikeren apo mund të jenë edhe probleme në vendin e punës.