“Burrnia si kursi i euros”, Turi ironizon debatin e Arber Hajdarit dhe Fationi Kuqarit

Gjatë puntatës së mbrëmshme të “Big Brother VIP 3”, opinionisti Arbër Hajdari dhe ish-konkurrenti Fation Kuqari patën një përplasje mes tyre.

Fationi u shpreh se ishte penduar për daljen e tij të nxituar dhe të detyruar nga dhënia e fjalës. Pikërisht për të dalë “burrë”, ai vendosi të mbajë fjalën dhe të linte lojën në mes.

Nga ana tjetër, opinionisti Arbër Hajdari u shpreh se burrë do ta bënte qëndrimi në lojë dhe përballja me të gjithë konkurrentët, për të fituar çmimin e madh.

Debati zgjati disa minuta të mira dhe termi “burrë” u lakua gjatë, ndërsa Turjan Hyska ka komentuar në llogarinë e tij në Instagram mbi këtë debat, duke ironizuar e sqaruar sipas këndvështrimit të tij (dhe jo vetëm) këtë term.

“Burrnia është të punosh me djersën e ballit, burrnia është të kujdesesh për familjen, të edukosh fëmijët, burrnia është të marrësh dyfekun për atdheun, burrnia është të kujdesesh për prindërit… Me pak fjalë kjo është burrnia, se është bërë burrnia në ekran si kursi i euros.”- përfundon Turi.


Shtuar 3.04.2024 17:25