Blero në “Big Brother VIP”, e dashura e tij bën paralajmërimin e papritur

Blero ka folur shpesh për të dashurën e tij teksa ndodhet në Big Brother VIP Kosova. Madje këngëtari është përlotur nga mungesa e të dashurës dhe ka deklaruar se nëse ajo do i kërkonte të dilte nga loja, ai do ta bënte.

Por sot e dashura e Bleros i ka habitur të gjithë ndjekësit e tij me një postim ku bën një paralajmërim.

“Nesër zemër. Më mungon shumë”, ka shkruar ajo në foton ku shfaqet me këngëtarin. Mbetet të shihet nëse ajo ka përgatitur ndonjë surprizë për Bleron.


Shtuar 8.11.2023 23:19