Beyonce zbulon përse preu krejtësisht flokët kur u tradhtua nga Jay-Z në 2013

Martesa mes Beyonce dhe Jay-Z, i cili është 12 vjet më i madh, ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e publikut, sidomos gjatë periudhës së turbullt kur reperi i famshëm akuzohej vazhdimisht për tradhti.

Beyonce së fundmi dha një intervistë të rrallë për të shënuar lançimin e linjës së saj të re të kujdesit të flokëve, Cecred. Gjatë bisedës së gjerë, ajo ka reflektuar për vendimin e saj të paharrueshëm për të prerë flokët në vitin 2013 për shkak të tradhtisë së bashkëshortit të saj. Ai 2013 ishte padyshim një nga vitet më të këqija për çiftin. Jay-Z është akuzuar se e ka tradhtuar Beyoncen disa herë brenda pak muajsh.

Ai dyshohet se e tradhtoi për herë të parë pikërisht një vit pasi ajo lindi fëmijën e tyre të parë, Blue Ivy.

Në janar 2013, qarkulluan thashetheme se Jay-Z kishte një lidhje me Rita Orën, e cila u nënshkrua me kompaninë e tij diskografike Roc Nation në 2008.

Megjithatë, Rita e mohoi një gjë të tillë.

Dhe disa muaj më vonë, në nëntor, Jay-Z nxiti më tej thashethemet për tradhti kur u pa me një grup modelesh në Belgjikë – në të njëjtën kohë ai dhe Beyonce thuhet se po planifikonin të divorcoheshin.

Beyonce nuk u bë publike në atë kohë, por në vitin 2016 ajo u dha fansave një pasqyrë të qartë të asaj se si ndihej me publikimin e albumit të saj “Lemonade”, i cili kryesisht pasqyronte tradhtinë e Jay-Z. Një vit më vonë, Jay-Z pranoi për Neë York Times se kishte tradhtuar Beyonce.

Mes gjithë dramës që rrethoi tradhtinë e Jay-Z në vitin 2013, Beyonce i befasoi fansat duke prerë krejtësisht flokët.

Duke reflektuar për lëvizjen, artistja pranoi se vendosi t’i priste flokët sepse donte të ndihej e “çliruar” në atë kohë të jetës së saj.

“Më kujtohet dita kur vendosa të shkurtoja të gjitha flokët. Nuk kisha një stil specifik në mendje. Nuk ishte një zgjedhje estetike, ishte një transformim i madh emocional dhe metamorfozë që po kaloja”, tha ajo.

“Dhe kjo ishte ajo që duhet të kisha bërë. Pas kësaj u bëra shumë e guximshme. Ishte hapi i parë drejt shumë vendimeve më të guximshme që mora në jetën dhe karrierën time, të cilat më çuan këtu ku jam tani”, shtoi këngëtarja e famshme botërore


Shtuar 27.02.2024 13:01