Ben Affleck ‘i jep përparësi’ Jennifer Garner, lë në hije JLO

Jennifer Garner dhe Ben Affleck festuan së bashku diplomimin e vajzës së tyre, Violet Affleck.

51-vjeçari i cili thuhet se po kalon një krizë në martesën e tij me Jennifer Lopez, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të vajzës së tij të madhe. Ngjarja ndodhi më 20 maj, në të njëjtën ditë që Lopez kishte premierën e filmit të saj në Los Angeles për Atlas.

Garner u fotografua në shtëpinë e Affleck më 18 maj, disa orë pasi ish-të u bashkuan për të parë ndeshjen e basketbollit të djalit 12-vjeçar Samuel.

Aktorja postoi disa foto dhe video në Instagram duke shkruar: “Më thuaj që ke një të diplomuar pa më thënë se ke një të diplomuar”.

View this post on Instagram

A post shared by Jennifer Garner (@jennifer.garner)

 


Shtuar 21.05.2024 13:41