Atdheu e ka gjuajtur me karrige? Shqipja reagon pas deklaratës së bujshme të Antonelës

Konkurrentja e “Për’puthen”Antonela Berisha puntatën e djeshme, bëri një akuzë mjaft të rëndë ndaj Atdheut ku tha se ai i ka gjuajtur me karrige Shqipes.

“Momenti që ma ke shpifur ka qenë atë ditë që i ke gjuajtur Shqipes me karrige në emision. Ma ke kujtuar babin tim me ato skena. Ndyrësirë je! Ashtu i trajtoni femrat, preferoj të dal nga emisioni vetëm se me ju. Shpifsirë je! Duke i gjuajtur karrigen në fytyrë tjetrës. Shpresoj të ketë drejtësi për meshkuj si ju! Ishalla del ajo skena e atij që tregon fytyrën e vërtetë të Atdheut, që bën si i mirë aty dhe ndërkohë i gjuan karrige vajzave turinjsh. I shpifur!”, iu drejtua Antonela.

Pas këtyre akuzave ka regaur Shqipja nëpërmjet një postimi në InstaStory, ku ka treguar se çdo g jë ka kohën e vet dhe se shumë shpejt do të dalin “këta 2 burracakët”.

“Çdo gjë ka kohën e vet…dhe mos më bëni më shumë pyetje, sepse nuk ju kam zhgënjyer asnjëherë. Shumë shpejt do dalin dhe këta 2 burracakët”, ka shkruar ish-konkurrentja.

Kujtojmë se pak ditë më parë, ndërkohë që Atdheu dhe Elvisi sulmonin Antonelën, ka qenë Shqipja ajo që i ka dalë në mbrojtje konkurrentes.

Në një postim në InstaStory, ajo e ka këshilluar Antonelën të mbajë kokën lart, sepse shumë shpejt do të tregojë pafytyrësitë që ka parë.

Shtuar 11.03.2021 01:03