I zhdukur prej ditësh, gjendet i djegur një person

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Skrapar. Një shtetas është gjetur i djegur nē vendin e quajur Bari i Madh në Skrapar.

Është gjetur i djegur shtetasi Kastriot Kodram 61 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë.

Ai është gjetur nē vendin e quajur Bari i Madh në Skrapar.

Dyshohet se Kodra vuante nga probleme psikologjike, dhe ishte larguar disa ditë më parë nga banesa e tij.

Sipas policisë, viktima kishte ndezur zjarr për tu ngrohur dhe ishte asfiksuar nga tymi duke rënë sipër zjarrit. /albeu.com/

 


Shtuar 11.03.2021 13:09