“Arrita në shtëpi”, Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas “Sunny Hill”

Pas përfundimit të edicionit të këtij viti të Festivalit Sunny Hill, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka zgjedhur të kalojë pushimet e saj verore në jugun piktoresk të Shqipërisë.

Pas një performance të zjarrtë në natën e parë të festivalit, që mblodhi artistë ndërkombëtarë dhe dashamirës të muzikës nga e gjithë bota, Dua ka ndarë me ndjekësit e saj një moment relaksi nga riviera shqiptare.

Të lidhura

None found

Në një postim në Instagram, ajo ka publikuar një fotografi mahnitëse të bregdetit shqiptar, ku shfaqet një perëndim dielli mbi ujërat kristal të detit Jon. “Arrita në shtëpi me kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm të diellit”, ka shkruar ajo në foto, duke reflektuar emocionin dhe lidhjen me vendin e origjinës.

Dua Lipa prej vitesh është një ambasadore e rivierës së Shqipërisë, por edhe Kosovës. Përmes muzikës së saj, intervistave në mediat ndërkombëtare dhe përkushtimit për promovimin e trashëgimisë kulturore, ajo ka ndihmuar në rritjen e imazhit të vendeve tona në skenën botërore.

Përveç se ka folur shqip në shumë emisione ndërkombëtare dhe ka përfaqësuar me krenari identitetin e saj, Dua së fundmi mori nga Presidentja Vjosa Osmani edhe shtetësinë e Kosovës me dekret presidencial, përveç asaj shqiptare dhe britanike që gëzon prej më herët.

Shtuar 5.08.2025 23:28

Pas martesës së tyre sekrete, vëmendja është zhvendosur te marrëveshja paramartesore që Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë vendosur për pasurinë dhe të ardhmen e tyre financiare në rast ndarjeje.  Sipas raportimeve të publikuara nga Marca, marrëveshja parashikon një mbështetje financiare të përjetshme për Georginën, në rast se çifti i jep fund martesës. Shuma e raportuar është rreth 100 mijë euro në muaj, ose rreth 1.2 milionë euro në vit. Ky detaj është raportuar edhe më herët nga media që i janë referuar një marrëveshjeje financiare të çiftit.  Por marrëveshja nuk lidhet vetëm me një pagesë mujore. Sipas këtyre raportimeve, në rast ndarjeje, vila familjare e çiftit në kompleksin luksoz La Finca, në Madrid, do t’i mbetej Georginës si pronë e saj.  Marrëveshja është hartuar me synimin për të përcaktuar paraprakisht ndarjen e pasurive dhe detyrimet financiare në rast të një ndarjeje, duke shmangur një përplasje të gjatë ligjore dhe duke mbrojtur edhe interesat e fëmijëve.  Detajet e saj janë rikthyer në vëmendje vetëm pak ditë pasi Ronaldo dhe Georgina zyrtarizuan martesën e tyre. Çifti u martua më 11 gusht në një ceremoni private në rezidencën e Ronaldos në Cascais, pranë Lisbonës, në prani të katër dëshmitarëve dhe fëmijëve të tyre.  Një ditë para martesës, më 10 gusht, ata formalizuan edhe marrëveshjen paramartesore, duke përcaktuar regjimin e tyre pasuror.  Ronaldo, pasuria e të cilit vjen nga kontratat në futboll, bizneset dhe marrëveshjet komerciale, ka ndërtuar gjatë viteve një perandori financiare prej qindra milionë eurosh. Për këtë arsye, marrëveshja paramartesore shihet si një mënyrë për të mbrojtur pasurinë e tij, ndërsa njëkohësisht garanton sigurinë financiare të Georginës dhe fëmijëve në rast të një ndarjeje.

Agron Gjekmarkaj: Flakët po përvëlojnë Shqipërinë dhe rrëzojnë propagandën e qeverisë, shteti nuk zotëron territorin

Rreth 10 mijë udhëtarë në 24 orë, fluks dhe radhë të gjata në Qafë Botë

Aksident në Sarandë, makina humb kontrollin dhe përplaset me pemën

ZYRTARE/ Nënshkrimi i katërt për Atletiko Madridin, prezantohet objektivi kryesor i Diego Simeones

VIDEO/ Flamingot dhurojnë pamje magjepsëse në lagunat e Karavastasë në Divjakë

Këmbimi valutor 15 Gusht 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Zjarri në malin e Qukësit, zjarrfikësit izolojnë katër vatra pas 12 orësh punë

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibommarsbahis girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom