Argjira Spanca ka konfirmuar rikthimin me Graciano Taganin. Teksa ishte në një lidhje direkte me “Procesin Sportiv”, ajo pohoi se pranë saj ndodhet edhe ish-banori i ‘BBV’.
Argjira po tregonte për emisionin që do nisë së shpejti, por Manushi nuk ngurroi të përmendte Gracianon për të kuptuar se çfarë po ndodh mes tyre.
Biseda:
Ed Manushi: Për kë do votosh në Big Brother?
Katerina: Për Eglën.
Ed Manushi: Ore mu dëgjua si Gracianio. Thuaji që ka dalë Graciano.
Argjira: Dëgjo, gocat janë familjarizuar pak me Gracianon këtu në prapaskena kështu që e kanë bërë si të vetin. Kështu le të flasim vetëm për ata që janë larg për momentin.
Ed Manushi: Stop, stop! Graciano është aty me ty?
Argjira: Uaa e thashë? Po Graciano është këtu me mua.
Kujtojmë se brenda shtëpisë, Graciano pranoi se janë zënë. Edhe Argjira pranoi se ishte një çast delikat, që duhej biseduar mes saj dhe Gracianos.