Arbana Osmani thyen “rregullat”, tregon portretin e Diellit (FOTO LAJM)

Arbana e ka ruajtur me fanatizëm Diellin që pas lindjes duke na treguar herë ndonjë dorë të vockël në Instastory e herë ndonjë foto me kurriz. Por sot moderatorja e ka thyer rregullin që e kishte vendosur vetë, siç tregoi pak ditë më parë.

“Shumë kuriozitet për një bebe që s’ka arsye pse të jetë në rrjetet sociale një herë për njëherë. Nëse kur të rritet do na kërkojë vetë (si Joni) ndoshta”-shkruante ajo.

Por fundjava e bukur me diell e ka bërë Arbanën të ndryshojë mendje dhe të na e tregojë Diellin. Në një kolazh fotosh, mes tyre gjendet edhe ky imazh i mrekullueshëm teksa moderatorja mban vogëlushin në krahë dhe ai i buzëqesh.


Shtuar 25.04.2021 17:26