Mbyllet procesi i votimit në burgun e Fierit, kaq të dënuar ushtruan të drejtën e votës

Procesi i votimit në burgun e Fierit ka përfunduar.

“News24” mëson se ishin 186 të dënuar dhe të paraburgosur që kanë votuar sot në mjediset e burgut, nga 256 të burgosur që ishin në total me të drejtë vote.

Mësohet se 70 të dënuar me të drejtë vote nuk kanë pasur mjet identifikimi, kartë identiteti apo pasaportë biometrike, ndaj dhe nuk kanë mundur të votojnë.

Ndërsa, një pjesë tjetër janë përjashtuar nga procesi i votimit, për shkak të ligjit të Dekriminalizimit. Tashmë kutitë e votimit do të dërgohen në qendrën e numërimit në Patos.

Shtuar 25.04.2021 05:04