Anuluan dasmën VIP, Shpat Kasapi dhe Selvija paskan arsyen më të bukur (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë Shpat Kasapi dhe e fejuara e tij Selvija i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar zyrtarisht lidhjen e tyre me martesë.

“Nga sot, Selvije Kasapi”, shkroi Shpati krah fotos me Selvijen.

Ndërkohë në muajin janar Shpati dhe Selvija shkëmbyen unazat e fejesës duke paralajmëruar një dasmë, e cila u anulua. Burime pranë çiftit kanë treguar për “Panorama plus” se ata e anuluan dasmën, pasi në prioritetet e tyre tashmë është sjellja në jetë e një fëmije.

Madje, për këtë hap, ata po kujdesen në çdo detaj, pasi shpesh Selvije është fotografuar ndërsa shkon për vizita te klinika e gjinekologes.

Shtuar 14.06.2021 12:33