Reagojnë maturantët pas vendimi i Ministrisë: Duam diçka më konkrete, përndryshe do të bojkotojmë provimin nesër

Sot, ministria e Arsimit vendosi të ulë kufirin minimal të pikëve për çdo notë. Pas kësaj deklarate nga ministrja Evis Kushi, kanë reaguar maturantët të cilët shprehen të pakënaqur, pasi sipas tyre asgjë nuk është konkrete. Në një prononcim për ABC një studente tha, se nëse nuk ka diçka konkrete benda ditës, provimi i ditës së nesërme do të bojkotohet.

“Spo morëm vesh lajmin që ministrja e Arsimit sapo kishte postuar, por prapë jemi të pakënaqur sepse nuk është diçka konkrete. Për sa do i ulin pikët, deri në sa? Duam diçka më konkrete që të dimë edhe ne. Deri tani kjo deklaratë nuk na bind, sepse janë fjalë, duam diçka konkrete. ‘Kjo nga kaq deri në këtë pikë do të bëhët’. Ajo thotë do të mbledhë komisionin pasi të mbarojë provmi tjetër. Ne duam diçka më konkrete dhe mundësisht brenda ditës së sotme, përndryshe do të bojkotojmë provimin e radhës që është nesër”, tha maturantja./albeu.com

Shtuar 14.06.2021 12:29