Debati i shkurtër mes Fatlumit dhe Anjezës ka rikthyer përplasjet e diskutimet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5.
Në këtë përballje, Fatlumi iu drejtua Anjezës me fjalët se po të ishte i dashuri i saj do ta braktiste.
Të lidhura
None found
Pas kësaj, Anjeza e quajti Fatlumin të prapambetur dhe njëkohësisht foli për lidhjen që ka jashtë shtëpisë.
“Pra, unë e kam lënë shumë rehat. Një letër ma ka prurë. Jam shumë e kënaqur, jam shumë në rregull. Po besoj edhe ai është duke u kënaqur. Por mua nuk e di çfarë më është kapur frajeri. Edhe nëse më lë frajeri, nuk është fundi i botës”, u shpreh Anjeza.
Ajo nënvizoi se nuk pranon t’i nënshtrohet apo t’i shkelet nga askush, duke shtuar se është mjaft e aftë të ruajë qëndrimin e saj.
“Veç thjesht unë jam goxha e zonja, nuk e lë të më nënshtrojë kërkush e as të më shkelë. Të pëlqefsha kështu, mirë, mos të pëlqefsha, ka të tjera sa të duash”, deklaroi ajo.




