Ana Kauri festoi ditëlindjen, urimi i Fatjonit në mesnatë mori vëmendjen e të gjithëve (FOTO LAJM)

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Kauri, ka festuar ditëlindjen mes të afërmve dhe miqve të saj të ngushtë. Të ftuar ishin edhe disa nga ish-konkurrentet e programit të dashurisë, mes tyre Fation Kuqari.

Me Fationin, Ana ka pasur disa nga takimet më të bukura, por tani dyshja kanë mbetur miq.

Fationi publikoi në Instastory disa imazhe nga ditëlindja e Anës dhe e uroi: “U rrit goca u bë burrë, hahahaha. Edhe 100 vjeçe Ana Kauri”, shoqëruar edhe me një emoji zemre të bardhë.

Gjithashtu dhe Bora Zemani duket se i ka pëlqyer shumë çift Anën dhe Fationin pasi i ka filmuar në momentin kur ata po takoheshin, duke e publikuar videon në Instagram si për të treguar se ata shkojnë shumë me njëri-tjetrin. Madje ajo ka theksuar edhe orën 00:00, pra Fationi ishte i pari i cili uroi Anen ne kete dite speciale.


Shtuar 5.08.2021 14:37