Shënohet viktima e parë e zjarreve në Maqedoninë e Veriut, qeveria shpall gjendjen e krizës

Pas Shqipërisë dhe Kosovës, edhe në Maqedoninë e Veriut është shënuar viktima e parë nga zjarret. Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit në Staro Nagoriçane, pas shumë kërkimeve kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të gruas 59 vjeçe.

Pas shënimit të viktimës së parë, qeveria maqedonase ka shpallur gjendjen e krizës në të gjithë vendin për 30 ditë./albeu.com


Shtuar 5.08.2021 14:18