Modeli Alessio Aliaj ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Në shtëpinë tonë”, të drejtuar nga Alban Musa, ku rrëfeu disa nga përjetimet më të veçanta të kësaj vere.
Vëmendjen e publikut e kanë tërhequr veçanërisht fotot e tij në dasmën e Kidës, organizuar në Romë, ku shfaqej përkrah këngëtares Jonida Maliqi. I pyetur në studio për marrëdhënien me të, Alessio iu përgjigj me qetësi interesimit që kanë krijuar pamjet e publikuara online.
Të lidhura
None found
“Po ne kemi qenë në dasmë, se e kemi mikeshë Kidën. Jeta personale është mirë të rrijë e tille, kam qejf t’i shijoj gjërat dhe po e shijoj. Gjërat rrjedhin vetë”, u shpreh ai.
Gjatë bisedës, Aliaj solli në vëmendje edhe familjen dhe fëmijërinë e kaluar në Tropojë. Ai e përshkroi atë kohë si një ndër periudhat më të bukura të jetës, të mbushur me lojëra, natyrë dhe një mënyrë jetese shumë të ndryshme nga ajo e fëmijëve të sotëm.
“Ne kalonim orë të tëra jashtë, ndërsa sot fëmijët janë më të lidhur me teknologjinë, me iPad-et dhe telefonat”, tha modeli me nostalgji.
Një pjesë më e ndjeshme e rrëfimit lidhej me të atin dhe dhimbjen e shkaktuar nga humbja e tij. Alessio foli hapur për emocionet dhe përjetimet që e kanë shoqëruar gjatë kësaj periudhe të rëndësishme të jetës.
Mes kujtimeve të fëmijërisë, ai përmendi edhe boronicat. Modeli tregoi se që i vogël i mblidhte ato në Tropojë, ndërsa gjatë emisionit pati rastin t’i shijonte përsëri, duke rikthyer në kujtesë momente të bukura nga vendlindja.
