Alban Ramosaj sapo “sulmoi” hapur Bora Zemanin dhe Donaldin

Këngëtari Alban Ramosaj ka qenë në qendër të një faqeje në Instagram, e cila vinte në dyshim jetën e tij luksoze dhe udhëtimet e shpeshta në Dubai.

Ky postim ka tërhequr vëmendjen e këngëtarit dhe përmes reagimit të tij, ironizon Donald Veshaj dhe Bora Zemanin.

Albani ka shkruar se po të ishte kaq i pasur do të blinte 1 milion ndjekës në Instagram ( duke hedhur dyshime se kështu ka vepruar Zemani, e cila arriti 1 milion ndjekës pak kohë më parë ). Ndërkohë, me shtëpitë që ka përmendur, ai dukshëm ironizon ish partnerin e së motrës, Donaldin.

Pasi nuk fitoi BB VIP, Donaldi tha se do të ndërtonte katër shtëpi si një mënyrë për të falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit në Big Brother. “T’kisha aq lekë unë do të blija dy shtëpi në Kosovë e dy në Tiranë, e 1m followers e pushime në Vjenë, ç’flet ti”, shkroi Albani.