Ylli i “The Big Bang Theory”, Mayim Bialik, është kritikuar për një video në të cilën ajo “vdes duke qeshur” teksa tallet me konfliktin e vazhdueshëm midis Izraelit dhe Palestinës.
Aktorja irritoi njerëzit me postimin në rrjete sociale, ku shihet duke qeshur me batutat e humoristit Dan Ahdoot për situatën.
Në një postim krahas klipit, Bialik shkroi: “Po ndaj reagimin tim ndaj Danit sepse ai më bëri të qesh shumë – mendova se duhet të shihni sa shumë qesh unë dhe ndoshta keni nevojë për një të qeshur nga Dan Ahdoot”.

Në video, Ahdoot tregoi se si do të dukej “përgjigjja” e izraelitëve ndaj frazës “Nga lumi në det”, dhe Biyalik po “vdiste” duke qeshur me këtë.
Megjithatë, shumë tani akuzojnë Bialik për banalizimin e konfliktit, i cili ka çuar në vdekjen e mijëra njerëzve.

“Gjithçka që dëshmon Mayim Bialik është se mund të kesh një doktoraturë dhe prapë të kesh një gur në vend të trurit”.
“Nuk e kisha idenë se Mayim Bialik që pashë në televizion kur isha fëmijë do të rritej për të justifikuar krimet e luftës dhe gjenocidin, duke qeshur si një psikopate”.“Kjo është e sëmurë. Fëmijët vdesin çdo ditë. Njerëzit po mbahen peng”, theksoi një tjetër.