Një nga çiftet më të preferuar të showbizz-it turk, aktorja Demet Ozdemir dhe këngëtari Oguzhan Koc do t’i japin shumë shpejt fund beqarisë. Mediat vendase raportojnë se dyshja e famshme kanë nisur përgatitjet e dasmës, që pritet të mbahet më vonë këtë vit.
Aktorja e famshme do t’i thotë “po” përjetësisht të dashurit të saj në gusht. Mediat shkruajnë se dasma do të vazhdojë 2 ditë e 2 natë dhe do të mbahet në Çesme, aty ku nisi dhe dashuria e tyre. Demet është shumë e njohur për publikun shqiptar, më së shumti si Sanem në “Erkenci Kus”.