Më shumë se 1300 persona janë ende të bllokuar nën rrënojat e teatrit në Mariupol

Më herët ne raportuam se 130 persona ishin shpëtuar nga rrënojat e teatrit të Mariupol-it të shkatërruar nga një sulm ajror.

Por 1,300 mbeten ende të bllokuar nën rrënoja, sipas komisionerit të Verkhovna Rada për të drejtat e njeriut, Liudmyla Denisova.

Në një fjalim këtë pasdite, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se puna e shpëtimit ishte duke vazhduar në vend.

Ai shtoi se granatimet e vazhdueshme nga forcat ruse i kanë penguar autoritetet të krijojnë korridore efektive humanitare në qytetin port të rrethuar.