A janë ndarë vërtetë Besi dhe Xhensila? Detaji që i nxorri zbuluar (VIDEO)

Aktori i njohur i humorit Besart Kallaku, ka postuar në “Instastory” një video, ku shihet duke parë një ndeshje futbolli me mikun e tij.

Në sekondat e fundit të videos, dëgjohet një zë gruaje e cila thërret: “Shpirt”.

Ndiqni Videon:

 

 

Mendohet se ky zë në sfond mund të jetë i Xhensilës, duke shuar kështu edhe zërat për ndarje.

Kujtojmë se dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në “Instagram”, që tregon se marrëdhënia e tyre është në krizë.

Xhensila gjithashtu, postoi edhe një baladë dashurie të titulluar “Zemër e helmuar”, e cila u komentua nga fansat si një konfirmim për ndarje.


Shtuar 5.03.2024 10:02