A është ende single? Lidhja me Romeo Veshajn, Heidi bën deklaratën e papritur

Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania 3”, Heidi Baci, është rikthyer në Shqipëri për të jetuar, ku edhe po vazhdon karrierën në rolin e prezantueses.

Bukuroshja, e cila mori pjesë në Big “BVA 3”, është shumë e komentuar.

Këtë herë në “Mos i bjer me top” , ka folur për eksperiencën e re si moderatore e ‘Fan Club’.

Ndër të tjera, u pyet edhe për jetën private, meqë në BBVA 3 nisi një romancë me Romeo Veshajn, që vazhdoi për disa muaj.

Ajo ka qenë e paqartë kur u pyet për statusin, por theksoi që është e lumtur.

“Nuk kam një përgjigje për statusin tim. Po sot jam mirë, me veten time me familjen, mendoj që shëndeti është gjëja më e rëndësishme. Unë deri sa të jem e shëndetshme me të gjitha, unë do të jem gjithmonë të lumtur”, u shpreh ajo.

Mes të tjerash shtoi:Është Zoti që përcakton riskun tonë”.


Shtuar 21.04.2025 15:30

Tags: ,