VLEN vlerëson se miratimi i rikonstruimit të Qeverisë në Kuvend është dëshmi se procesi i ndryshimeve po vijon.
Të lidhura
None found
Sipas kumtesës për media të koalicionit, VLEN nis një etapë të re të qeverisjes, me përgjegjësi më të mëdha dhe me kuadro që përfaqësojnë profesionalizëm, dije dhe integritet. Profesori Jeton Shasivari do të udhëheqë Ministrinë e Drejtësisë, Agon Ferati do të jetë ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, ndërsa Sedat Sulejmani do të drejtojë Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit.
Nga VLEN thonë se rikonstruimi e forcon më tej pozitën politike të koalicionit, i cili do të ketë gjithsej 6 ministri. Ata shtojnë se do të vazhdojnë angazhimin me kuadrot e tyre edhe në Ekonomi, Mjedis Jetësor dhe Eurointegrime, me synimin për institucione më të fuqishme dhe shërbim të ndershëm ndaj qytetarëve.
VLEN thekson se nuk bëhet fjalë vetëm për zëvendësim të emrave, por për një porosi të qartë që institucionet të jenë në shërbim të qytetarëve dhe jo të interesave partiake. Sipas tyre, kjo nënkupton fundin e logjikës së privilegjeve dhe nisjen e një qasjeje të bazuar në punë, rezultate dhe përgjegjësi.
