Urdhërohet hetim për huanë 1 miliardë euro që iu akordua Maqedonisë së Veriut nga Hungaria

Qeveria hungareze, nën drejtimin e Péter Magyar, ka nisur një hetim lidhur me dyshimet për shpërdorim të parave publike në rastin e kredisë prej një miliard eurosh, të cilën banka shtetërore “Eximbank” i akordoi Maqedonisë së Veriut.

Të lidhura

None found

Njoftimi u bë dje nga vetë Magyar, i cili bëri të ditur se kredia e marrë nga Shkupi është një prej katër rasteve problematike të lidhura me “Eximbank”-un, për të cilat Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës paraqiti kallëzime penale, raporton Fokus.

“Të enjten, Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës depozitoi katër kallëzime për mashtrim të dyshuar, që përfshijnë një shumë totale prej një mijë miliardë forintash në katër incidente të ndara. Të gjitha kanë lidhje me operacionet e ‘Eximbank’-ut,” deklaroi Magyar.

Ai vuri në dukje se financimi u sigurua me kushte jashtëzakonisht të leverdisshme, duke përfshirë një normë interesi prej 3,25 për qind.

Sipas tij, diferencat në norma interesi do t’i shkaktojnë buxhetit të shtetit hungarez një kosto prej 90 miliardë forintash, shifër kjo që konvertohet në rreth 248 milionë euro.

“Kjo përfaqëson një ngarkesë prej 90 miliardë forintash për thesarin hungarez, teksa shteti mori përsipër një garanci të plotë për kredinë gjatë qeverisjes së Orbanit,” theksoi Magyar.

Ai shtoi se norma e interesit e ofruar nga “Eximbanka” për Maqedoninë e Veriut është dukshëm më e ulët se ajo që paguajnë sipërmarrjet hungareze dhe qytetarët e vendit për të marrë hua./INA/


Shtuar 25.07.2026 10:59

matbetholiganbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetcio girişİmajbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetjojobetjojobetbetwoongrandpashabetcasibomcasibomgrandpashabetcasibomgrandpashabet