Pika e Kalimit Kufitar në Kakavijë do të përballet me ndërprerje të qarkullimit të hënën, më 27 korrik 2026, si pasojë e një greve të organizuar nga punonjësit e palës greke.
Njoftimi i përcjellë nga autoritetet doganore greke, bën me dije se shërbimet doganore dhe kalimi i mjeteve në të dyja drejtimet do të bllokohen mes orës 07:00 dhe 11:00, sipas orës shqiptare.
Të lidhura
None found
Gjatë këtyre katër orëve, asnjë automjet nuk do të mund të hyjë apo të dalë, për shkak të pezullimit të plotë të veprimtarisë nga ana greke.
Dogana Shqiptare apelon tek të gjithë udhëtarët dhe operatorët ekonomikë që synojnë të lëvizin drejt Greqisë, që të mos e përdorin këtë pikë kalimi në intervalin orar 07:00–11:00 të së hënës.
Për të evituar radhët dhe vonesat e gjata, këshillohet që lëvizjet të programohen jashtë kësaj dritareje kohore.
