Turistët turq kryesojnë vizitat në Shkup, Maqedoninë e Veriut e vizitojnë 741 mijë e 466 turistë

Prania e turistëve turq në Shkup është bërë gjithnjë e më e dukshme, një tendencë që tashmë konfirmohet edhe nga të dhënat zyrtare të turizmit, u shpreh gazetarja Fazile Halili.

Të lidhura

None found

Vizitorët me të cilët u bisedua në kryeqytetin maqedonas treguan se monumentet, trashëgimia kulturore, kuzhina dhe mikpritja janë ndër arsyet kryesore që i kanë sjellë në qytet. Shpenzimet ndryshojnë nga një turist te tjetri: disa kanë llogaritur rreth 200 euro për disa ditë qëndrimi, ndërsa të tjerë kanë shpenzuar kryesisht për ushqime dhe suvenire.

-Sapo kemi mbërritur sot, ndaj deri tani kemi shpenzuar afërsisht 100 euro.-Nga vini?-Banoj në SHBA, por jam turko-amerikan.

-Nga Italia.-A vini shpesh në Shkup apo është vizita juaj e parë?-Është hera e parë. Po e shijojmë shumë këtë vend, njerëzit janë të dashur dhe qyteti është i bukur. Kemi planifikuar të vizitojmë kanionin e Matkës, monumentet kryesore dhe muzetë.-Sa keni shpenzuar deri tani?-Rreth 200 euro gjatë tre ditëve të plota.

-Këtu ndërthuren kultura myslimane dhe ajo katolike. Më pëlqen të vizitoj çdo herë vende të ndryshme, në mënyrë që të mësoj më shumë për kulturën dhe ushqimin.-Sa para po shpenzoni?-Para?-Jo shumë. Pjesa më e madhe shkon për ushqime dhe suvenire. Për rreth një ditë e gjysmë kemi shpenzuar afërsisht 4 mijë denarë maqedonas.

Sipas Ministrisë së Kulturës, gjatë shtatë muajve të parë të vitit Maqedoninë e Veriut e kanë vizituar gjithsej 741 mijë e 446 turistë. Të dhënat tregojnë gjithashtu një shtim të numrit të vizitorëve të huaj.

“Ecuria pozitive e sektorit të turizmit është një nxitje për vijimin e punës në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të këtij sektori dhe zgjerimit të ofertës turistike. Gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026, Maqedoninë e kanë vizituar gjithsej 741.446 turistë, ndërsa është regjistruar rritje e numrit të turistëve të huaj. Në mesin e vizitorëve të huaj, numrin më të madh e përbëjnë turistët nga Turqia, Gjermania, Serbia, Rumania dhe Shqipëria”, deklaroi Ministria e Kulturës.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit vlerëson se promovimi i pandërprerë i Maqedonisë së Veriut, rritja e cilësisë së shërbimeve, si dhe aplikimi i inteligjencës artificiale dhe digjitalizimit, janë të domosdoshme për krijimin e një sektori turistik më bashkëkohor, të qëndrueshëm dhe konkurrues.


Shtuar më 29.09.2026 13:40

sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetjojobetjojobet girişjojobet girişHoliganbet girişHoliganbet girişHoliganbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobet