Sela u bën thirrje Kasamit, Mexhitit dhe shqiptarëve të marrin pjesë në protestat për UÇK-në

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka kërkuar që protestat e paralajmëruara në mbështetje të katërshes së UÇK-së të bashkojnë shqiptarët, pa dallim të bindjeve dhe përkatësive politike.

Të lidhura

None found

Gjatë një interviste në emisionin “Rishtazi” të KohaCast, Sela deklaroi se në protestat që mund të zhvillohen në Tetovë dhe qytete të tjera duhet të jenë të pranishëm edhe drejtuesit shqiptarë. Ai theksoi se në këto tubime duhet të marrin pjesë Bilall Kasami, Izet Mexhiti dhe Afrim, si qytetarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, duke iu referuar thirrjes së organizatorëve.

Sela tha se përplasjet politike nuk duhet të ndikojnë në qëndrimin ndaj çështjeve që i konsideron në interes të përbashkët të shqiptarëve. Sipas tij, edhe nëse palët kanë dallime të mëdha politike dhe këndvështrime të ndryshme, Kasami dhe Mexhiti duhet të jenë pjesë e protestës në Tetovë, në rast se ajo organizohet.

Thirrja e tij iu drejtua gjithashtu çdo qytetari shqiptar, pavarësisht partisë ku bën pjesë apo kandidatit për të cilin voton. Sela nënvizoi se pjesëmarrja në protesta nuk duhet të varet nga përkatësia partiake dhe kërkoi mobilizim qytetar përtej ndarjeve politike.


Shtuar më 29.09.2026 13:40

sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetjojobetjojobet girişjojobet girişHoliganbet girişHoliganbet girişHoliganbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobet