Trençevska i kërkon Stoilkoviqit të japë dorëheqjen

Gjatë seancës parlamentare të sotme për pyetjet e opozitës, deputetja e LSDM-së opozitare, Jovana Trençevska, kërkoi që në mungesë të ministrit Ivan Stoilkoviq t’i dërgohej një përgjigje me shkrim lidhur me mundësinë që ai t’u kërkojë falje deputetëve dhe qytetarëve për sharjet, fyerjet dhe përpjekjen për përleshje fizike në Kuvend. Ajo kërkoi gjithashtu të sqarohej nëse Stoilkoviqi synon të japë dorëheqjen.

Të lidhura

None found

Trençevska deklaroi se emërimi i Stoilkoviqit në një post ministror pas ristrukturimit të Qeverisë nuk ishte i rastësishëm. Sipas saj, kjo përbën garanci që ndikimi i Vuçiqit të vazhdojë të jetë i institucionalizuar brenda Qeverisë.

“Mickoski, në vend që t’u shërbejë qytetarëve të Maqedonisë, me një kabinet të tillë vazhdon t’u shërbejë interesave të palëve të treta”, u shpreh ajo.

Deputetja e LSDM-së theksoi se sjellja e ministrit, përfshirë fyerjen e deputetëve dhe tentativën për përleshje fizike në Kuvend, përbënte pikën më të rëndë të këtij episodi.

“Një sjellje e tillë nuk i ka hije një deputeti dhe ministri. Stoilkoviqi nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë vetëm sepse ka mbështetjen e kryeministrit Hristijan Mickoski. ‘Talog’, ‘mekoteli’, ‘kolenichari’, ‘glodari’, ‘mediokriteti’… Këto nuk janë vetëm qëndrime politike, por përçmim ndaj qytetarëve nga pozita më e lartë shtetërore”, tha Trençevska.

Ajo akuzoi Stoilkoviqin se, edhe pas këtyre veprimeve, nuk u ka kërkuar asnjëherë falje qytetarëve apo deputetëve, ndërsa pas rikonfigurimit të Qeverisë është shpërblyer me një detyrë të re ministrore.

Trençevska kritikoi gjithashtu kryeministrin Mickoski për heshtjen e tij ndaj qëndrimeve të Stoilkoviqit për Ratko Mlladiçin, i cili është dënuar për krime lufte.


sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Giriş