Trajkov në Bruksel: Zgjerimi i BE-së, prioritet gjeopolitik dhe strategjik për Maqedoninë

Zëvendësministrja për Çështjet Evropiane, Viktorija Trajkov, po zhvillon një vizitë pune në Bruksel. Gjatë një tryeze të rrumbullakët të mbajtur mbrëmë nga Zyra për Evropën në Bruksel e Fondacionit Konrad Adenauer, me praninë e pjesëmarrësve të nivelit të lartë, ajo vlerësoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian është sot një nevojë gjeopolitike dhe ndër mjetet strategjike më të rëndësishme të Unionit.

Të lidhura

None found

“Integrimi në Bashkimin Evropian vazhdon të jetë prioriteti kryesor strategjik për Maqedoninë, ndërsa Axhenda e Reformave zë vend qendror në politikat e Qeverisë. Përparimi në sundimin e ligjit, administratën publike, qeverisjen ekonomike, transformimin dixhital dhe transparencën e institucioneve përbën investim për të ardhmen e shtetit dhe për kushte më të mira për qytetarët”, deklaroi Trajkov.

Ajo theksoi gjithashtu se zgjerimi duhet të zhvillohet mbi bazën e meritës, të jetë proces i besueshëm dhe i parashikueshëm. Sipas saj, si vendet kandidate ashtu edhe Bashkimi Evropian duhet t’i përmbushin vazhdimisht obligimet e tyre.

Trajkov vlerësoi se një Ballkan Perëndimor demokratik, i qëndrueshëm dhe prosperues nënkupton një Bashkim Evropian më të sigurt dhe më të fuqishëm.

Në aktivitet morën pjesë edhe Gunter Krichbaum, Ministër i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, eurodeputeti gjerman Michael Gahler, si edhe një anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian./Telegrafi/


Shtuar 14.07.2026 21:04

MatbetBetsmoveEsenyurt EscortmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetİmajbetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş