U zhduk për 3 muaj, gjendet kufoma e të moshuarit që jetonte i vetëm në Korçë

Trupi i një të moshuari është gjetur i dekompozuar në një banesë në qytetin e Korçës.

Mësohet se viktima kontaktet e fundit me familjarët i ka pasur që para tre muajsh, ndërsa në banesë jetonte i vetëm.

I moshuari nuk është parë as nga banorët e lagjes për këtë periudhë kohore, çka nxiti dyshime se 70 vjeçari mund të ketë ndërruar jetë 3 muaj më parë.

Megjithatë pritet që të kryhet ekspertiza për të bërë të qarta rrethanat e ngjarjes së rëndë dhe për të përcaktuar kohën që viktima ka ndërruar jetë. /albeu.com/

 

 

Shtuar 19.03.2021 05:03