Sindikata e ushtarëve profesionistë paralajmëron protestë para Qeverisë

Sindikata e pavarur e ushtarëve profesionistë ka reaguar kundër ministrit të Mbrojtjes, Vlado Misajllovski, duke e akuzuar për premtime të parealizuara, manipulim të opinionit dhe zvarritje të zgjidhjes për statusin e ushtarëve profesionistë që kanë mbushur moshën 45 vjeç.

Të lidhura

None found

Në shenjë pakënaqësie ndaj situatës në Ushtri, sindikata ka njoftuar zhvillimin e një proteste para Qeverisë më 7 nëntor, në orën 11:00.

Sipas reagimit të firmosur nga kryetari i sindikatës, Aleksandar Naskovski, deklarata e fundit e ministrit Misajlovski për zgjidhjen e statusit të ushtarëve profesionistë dhe rritjen e pagave nga 1 janari përbën një tjetër premtim që, sipas tyre, është lënë pa u përmbushur prej muajsh.

“Deklarata e sotme, gjoja spontane, nga Ministri i Mbrojtjes Vlado Misajllovski është një gënjeshtër klasike dhe manipulim i publikut, ushtarëve profesionistë dhe pjesëtarëve të Ushtrisë”, thuhet në deklaratën e sindikatës.


Shtuar më 17.10.2026 14:20

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haber