Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani, ka hedhur poshtë pretendimet për përfaqësim joadekuat e të padrejtë brenda Ministrisë së Mbrojtjes, duke theksuar se gjatë viteve në pushtet, BDI nuk vendosi asnjë shqiptar në postet drejtuese. Ai premtoi se VLEN do të ndreqë padrejtësitë e grumbulluara me kalimin e kohës në këtë institucion.
Të lidhura
None found
“Politika nuk bëhet me lot krokodili, as nuk mund të mbulohen veprat e kryera! Dita-ditës po bien maskat dhe zbulohet fytyra e vërtetë e më shumë se dy dekadave të qeverisjes suaj. Tani po ju bëj thirrje hapur! Drejtoritë në Ministrinë e Mbrojtjes u themeluan pikërisht gjatë kohës që ju udhëhiqnit. Na tregoni qoftë edhe një shqiptar të vetëm që e caktuat në ato drejtori. As edhe një! Sot derdhni lot për shkarkime hipotetike nga poste që vetë kurrë nuk ua dhatë shqiptarëve. Atë që ju nuk e realizuat për më shumë se 20 vjet me ministra e “kryeministra”, ne si VLEN do ta bëjmë realitet,
“Mjaft me lot krokodili, tani është koha për përgjegjësi dhe arritje”, ka shkruar Shabani.
