Sali: Ekspertiza e specializuar dhe përgjegjësia institucionale, kyçe për përshpejtimin e reformave

Qendra për Trajnime e Ministrisë për Çështje Evropiane mirëpriti sot prezantimin e Strategic Priorities Expertise Facility (PREF), mekanizmi i propozuar nga Kombet e Bashkuara për t’u ofruar institucioneve përgjegjëse mbështetje të shpejtë dhe të orientuar përmes ekspertizës në zbatimin e reformave.

Të lidhura

None found

Duke hapur takimin, Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, shprehu mirënjohjen për partneritetin e vazhdueshëm me Kombet e Bashkuara. Ai tha se PREF vjen në një moment të rëndësishëm, kur institucionet po punojnë njëkohësisht për realizimin dhe planifikimin e reformave që duhet të prodhojnë rezultate të prekshme dhe të matshme.

Sali nënvizoi se mënyra dhe cilësia e zbatimit të detyrimeve që burojnë nga Agjenda e Reformave do të ndikojnë si në ritmin e përparimit në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, ashtu edhe në besueshmërinë e procesit të integrimit evropian. Sipas tij, çdo reformë duhet të ndiqet me seriozitet, përgjegjësi profesionale dhe përqendrim të qartë te rezultatet.

Përmes PREF-it, institucionet do të kenë mundësi të përdorin në mënyrë të shpejtë dhe të strukturuar ekspertë kombëtarë e ndërkombëtarë të verifikuar paraprakisht. Pas miratimit të kërkesës, ekspertiza e nevojshme mund të gjendet brenda dhjetë ditëve pune, duke krijuar mbështetje për hartimin e legjislacionit kompleks, kryerjen e vlerësimeve të ndikimit, përgatitjen e udhërrëfyesve dhe strategjive, si dhe për rritjen e kapaciteteve institucionale.

Ministri Sali theksoi se angazhimi i ekspertëve të jashtëm nuk e largon përgjegjësinë nga institucionet vendase. Ai sqaroi se ekspertët mund të sjellin njohuri, analiza dhe zgjidhje teknike, ndërsa përcaktimi i prioriteteve, drejtimi i procesit dhe zbatimi përfundimtar i rezultateve mbeten përgjegjësi dhe pronësi e institucioneve.

Institucionet u inkurajuan të analizojnë me vëmendje masat e Agjendës së Reformave që janë nën përgjegjësinë e tyre dhe të përcaktojnë sektorët ku ndihma e specializuar mund të përshpejtojë punën, të kapërcejë vështirësitë teknike dhe të ndihmojë në përmbushjen e afateve të dakorduara.

Ministria për Çështje Evropiane do të vijojë t’u japë mbështetje institucioneve dhe të koordinojë bashkëpunimin me Kombet e Bashkuara gjatë gjithë këtij procesi.

Në përmbyllje, Sali tha se suksesi i Agjendës së Reformave nuk duhet të vlerësohet nga numri i planeve të miratuara apo takimeve të zhvilluara, por nga përfundimi në kohë i reformave, funksionimi më i mirë i institucioneve, përmirësimet konkrete për qytetarët dhe bizneset dhe afrimi i vendit drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.


Shtuar 25.08.2026 14:48

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisjojobet girişMarsbahisultrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomjojobet girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobetjojobetmatbetcasibommarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis Girişultrabet