PTHP ngre aktakuzë ndaj 25-vjeçarit nga Staro Nagoriçane për katër vrasje dhe dy tentativa vrasjeje

Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ka ngritur sot aktakuzë, pas përmbylljes së hetimeve, ndaj një 25-vjeçari nga Staro Nagoriçane, i dyshuar për katër vepra penale të kualifikuara si “Vrasje” dhe dy tentativa vrasjeje të së njëjtës formë, njoftoi Prokuroria Publike e RMV-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas PTHP-së, duke qenë se ai me dashje ua ka marrë jetën disa personave, në bazë të nenit 123, paragrafi 3 të Kodit Penal, për të parashihet dënim me të paktën 10 vjet burg ose burgim i përjetshëm.

Të lidhura

None found

Në njoftim thuhet se, sipas ekspertizave të realizuara gjatë fazës hetimore, veprat janë kryer për motive të tjera të ulëta, përkatësisht me synimin për të përmbushur pasionet e tij seksuale ndaj trupave të vdekur të femrave.

Prokuroria sqaron se ngjarja e parë ndodhi natën mes 05.01.2025 dhe 06.01.2025 në fshatin Kleçovcë, ku ai me dashje i mori jetën një gruaje të moshuar dhe të pafuqishme. Sipas përshkrimit, ai hyri në banesën e saj dhe, teksa ajo flinte në shtrat, e sulmoi fizikisht duke nisur ta mbyste me forcë. Viktima humbi jetën si pasojë e frakturave dhe lëndimeve të shumta që ia pamundësuan frymëmarrjen.

Një rast tjetër, i ndodhur në një periudhë të pacaktuar ndërmjet 05.06.2025 dhe 07.06.2025 në fshatin Dragomance, ka të bëjë me vrasjen me dashje të një gruaje tjetër, e kryer në mënyrë të ngjashme.

Ngjarja e tretë u regjistrua më 22.07.2025 në fshatin Çellopek, ku i akuzuari tentoi të vriste një grua, por ajo arriti ta trembte duke i bërtitur djalit të saj, çka bëri që ai të largohej.

Sipas Prokurorisë, në orët e mbrëmjes mes 17.01.2026 dhe 18.01.2026 në fshatin Staro Nagoriçan, i pandehuri vrau me dashje një grua më të re në moshë, për të cilën e dinte po ashtu se ishte vetëm. Edhe në këtë rast, mënyra e kryerjes së krimit ishte e ngjashme me atë të rasteve të mëhershme.

Në orët e mbrëmjes midis 05.02.2026 dhe 06.02.2026, në fshatin Çelopek, ai i mori jetën edhe një viktime tjetër të moshuar dhe të pafuqishme.

Rasti i fundit i evidentuar është ai i 09.02.2026 në fshatin Çelopek, ku ai tentoi qëllimisht t’i merrte jetën një gruaje tjetër, por u frikësua nga një zhurmë që dëgjoi dhe iku pa e realizuar synimin.

Po ashtu, nga Prokuroria bëhet e ditur se prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Kumanovë edhe propozimin për vazhdimin e masës së paraburgimit të caktuar më herët ndaj të akuzuarit./Telegrafi


Shtuar më 19.06.2026 14:21

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet giriş