Një person nga Struga është lënduar gjatë kohës që po peshkonte në ujërat e Liqenit të Ohrit, pranë një kampingu në bregdetin e Ohrit.
Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme, mbrëmë në orën 22:25, Stacioni Policor për Mbikëqyrjen Kufitare “Liqeni i Ohrit” – Ohër ka pranuar njoftim për rastin, ku bëhet fjalë për I.M. (31) nga Struga.
Të lidhura
None found
Pas ndërhyrjes dhe marrjes së masave të nevojshme, zyrtarët policorë e lokalizuan personin e lënduar, i cili më pas u dërgua me autoambulancë dhe u mbajt në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë.
Me urdhër të prokurorit publik, janë konfiskuar të gjitha pajisjet e peshkimit për procedura të mëtejshme, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet raporti përkatës.
