Procesi i votimit për zgjedhjen e parakohshme të kryetarit të Komunës së Brvenicës ka përfunduar.
Pas mbylljes së qendrave të votimit, të cilat nisën punën në orën 7 të mëngjesit, vëmendja është përqendruar te publikimi i rezultateve fillestare.
Të lidhura
None found
Të dhënat e KSHZ-së tregojnë se deri në orën 18:30 pjesëmarrja ishte 53 për qind, ndërsa në votime kishin marrë pjesë 8.595 qytetarë.
Në dhjetë vendbanime, votuesit vendosën sot për pasardhësin e Jovica Ilievskit, i cili ndërroi jetë më 23 qershor të këtij viti.
Funksionin e përkohshëm të kryetarit të komunës deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri e ushtroi Robert Miloseski.







