Pastrimi i Shkupit rifillon të mërkurën në mbi 50 pika të qytetit

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Orce Gjorgievski, ka njoftuar se fushata e radhës për pastrimin e kryeqytetit do të nisë të mërkurën në orën 11:00. Veprimtaria shtrihet në mbi 50 pika të ndryshme, ku do të rregullohen parqet, rrugët, trotuaret, ambientet publike si dhe hapësirat mes objekteve banese.

Të lidhura

None found

Përmes një apeli publik, Gjorgievski i ftoi qytetarët të i bashkohen nismës, duke theksuar se në aktivitete do të marrin pjesë sërish njësitë e bashkive, drejtuesit e tyre, studentët dhe vullnetarët.

Sipas tij, synimi kryesor i fushatës është ngritja e ndërgjegjësimit për pastërtinë dhe forcimi i ndjesisë së përgjegjësisë qytetare ndaj mjedisit.

“Siç e kemi njoftuar, këto fushata organizohen dy herë në muaj. Do të vazhdojmë me këmbëngulje, do të tubohemi përsëri dhe do të krijojmë një traditë të unitetit dhe përgjegjësisë. Suksesi i vërtetë arrihet kur kujdesi për pastërtinë të zbatohet ditor, në çdo lagje, edhe ndërmjet dy fushatave”, deklaroi Gjorgievski.

Nga Bashkia e Shkupit bëhet me dije se qytetarët e interesuar duhet të lidhen me bashkinë ku banojnë për të marrë informata për vendet e sakta dhe mënyrën e përfshirjes në fushatë.


Shtuar më 12.10.2026 21:03