Me një investim prej 92.7 milionë denarësh pa TVSH, do të nisë rindërtimi i ISHP-së Klinikë Universitare e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit – Shkup. Sipas Ministrisë së Financave, projekti synon përmirësimin e kushteve për pacientët dhe stafin mjekësor, si dhe rritjen e ndjeshme të efikasitetit energjetik të objekteve.
Të lidhura
None found
Për realizimin e këtij projekti është nënshkruar Marrëveshja e grantit ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Nënprojekti “Rindërtimi i ISHP-së Klinika Universitare e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit – Shkup, me masat e efikasitetit energjetik” do të zbatohet nga Njësia Projektuese pranë Ministrisë së Financave, me financim të siguruar përmes granteve të Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Bankës Botërore dhe grantit investues nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).
Ky projekt është pjesë e Komponentit 1b, i cili parashikon rindërtimin e objekteve të pushtetit qendror dhe institucioneve publike shëndetësore përmes masave që rrisin efikasitetin energjetik.
Punimet do të shtrihen në tetë ndërtesa të lidhura me njëra-tjetrën, të cilat kanë sipërfaqe të përgjithshme ngrohjeje prej 7.247 metrash katrorë. Pas përfundimit të investimit, klinika pritet të ofrojë kushte më funksionale pune për personelin mjekësor dhe ambiente më të përshtatshme për qëndrimin, trajtimin dhe mjekimin e pacientëve.
Ndërhyrjet do të përfshijnë vendosjen e izolimit termik në fasada dhe në strukturat e çative, ndërrimin e zdrukthëtarisë së vjetër me elemente të reja me efikasitet energjetik, sanimin e pjesëve të ndërtesave dhe hapësirave sanitare, si dhe instalimin e ndriçimit modern LED.
Paralelisht, do të përditësohen edhe sistemet e ngrohjes dhe ftohjes. Ato do të pajisen me pompa nxehtësie me efikasitet të lartë dhe konvektorë ventilatorë, duke zëvendësuar sistemin ekzistues të ngrohjes me mazut. Kjo pritet të ulë konsumin e energjisë, shpenzimet e funksionimit të institucionit dhe ndikimin negativ në mjedis.
Ministria e Financave vlerëson se projekti do të përmirësojë ndjeshëm karakteristikat energjetike të Klinikës dhe do të krijojë një mjedis shëndetës
