Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se në Aeroportin e Shkupit është ndaluar një person ndaj të cilit ishte lëshuar urdhërarrest.
Të lidhura
None found
Më 21.09.2026, në orën 12:30, në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë hyrjes në vend, zyrtarët policorë ndaluan I.Ç. (29) nga fshati Toplicë, në rajonin e Gostivarit.
Për të ishte lëshuar urdhërarrest nga gjykata, me qëllim vuajtjen e një dënimi prej dy vitesh burgim për veprën penale “vjedhje e rëndë”, sipas nenit 236 të Kodit Penal.
Pas ndalimit, I.Ç. u dërgua në Burgun e Shkupit për të vuajtur dënimin. /Telegrafi/
