MPB: Iva Mihailova nuk figuron me dalje nga Maqedonia dhe as me hyrje të ligjshme në Bullgari

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se Iva Mihailova nga Koçani, ndaj së cilës është vendosur një ndalim aktiv gjyqësor, nuk rezulton të ketë dalë nga territori i Maqedonisë. Verifikimi është kryer përmes sistemit të kontrollit kufitar.

Të lidhura

None found

Sipas MPB-së, ndonëse është raportuar se Mihailova është larguar nga Maqedonia, ajo dyshohet se ka hyrë në mënyrë të paligjshme në Bullgari.

Përmes Qendrës së Përbashkët të Kontaktit me Republikën e Bullgarisë, autoritetet maqedonase kërkuan verifikime edhe nga Policia Kufitare Bullgare. Kjo e fundit ka bërë të ditur se për personin në fjalë nuk është evidentuar ndonjë hyrje e ligjshme në territorin e Republikës së Bullgarisë, njoftoi pasditen e sotme Ministria e Brendshme.

Të dhënat e kontrollit kufitar tregojnë se Mihailova ka hyrë për herë të fundit në Bullgari në shtator 2025. Në tetor 2025, sipas evidencave, është regjistruar dalja e saj nga Bullgaria, që nënkupton hyrjen në Maqedoni.

Iva Mihailova, e cila posedon edhe shtetësi bullgare, po përballet me akuza në gjykatën e Maqedonisë lidhur me një aksident trafiku me fatalitet.

Media bullgare raportoi dje se Iva Mihailova ishte larguar nga Maqedonia dhe ndodhej në Bullgari./Telegrafi/


Shtuar më 12.10.2026 14:20