MPB dhe FSSH zgjidhin problemin e sigurimit shëndetësor për punonjësit e ministrisë

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore njoftuan se është kapërcyer pengesa me sigurimin shëndetësor të punonjësve të MPB-së, të cilët tashmë mund t’i shfrytëzojnë sërish pa vështirësi shërbimet shëndetësore.

Të lidhura

None found

Dy institucionet mbajtën koordinim të vazhdueshëm gjatë ditës dhe, së bashku me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, realizuan veprimet e nevojshme për identifikimin dhe mënjanimin e shkaqeve që sollën pezullimin e përkohshëm të ushtrimit të të drejtave nga sigurimi shëndetësor.

Sipas njoftimit, masat e ndërmarra kanë bërë të mundur normalizimin e gjendjes dhe rikthimin e shfrytëzimit pa ndërprerje të të drejtave të sigurimit shëndetësor për të punësuarit në Ministrinë e Brendshme.

MPB-ja dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore bënë të ditur se do ta vijojnë bashkërendimin e aktiviteteve për të arritur një zgjidhje sistemike. Synimi është që sigurimi shëndetësor të funksionojë pa ndërprerje në të ardhmen dhe të gjithë punonjësit t’i realizojnë në kohë të drejtat e tyre, thuhet në njoftim.


matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombizbet girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibom