Mospërputhje në dokumentacion, Bullgaria kthen mbi dy tonë kos nga Maqedonia

Një sasi prej më shumë se dy tonësh kos me origjinë nga Maqedonia u ndalua në pikën kufitare të Gjueshevës nga inspektorët e Drejtorisë së Kontrollit Kufitar pranë Agjencisë Bullgare të Sigurisë Ushqimore (BFSA). Kontrolli u zhvillua në kuadër të procedurave zyrtare, ndërsa ngjarja u bë e ditur nga agjencia dhe u raportua nga mediat bullgare.

Të lidhura

None found

Gjatë verifikimit të një kamioni, autoritetet gjetën 576 kuti, secila me nga 20 pako kos. Ndalimi erdhi pasi informacioni i paraqitur në certifikatë nuk përputhej me të dhënat në etiketën e paketimit.

E gjithë ngarkesa u rikthye në Maqedoni po atë ditë.

Sipas BFSA-së, kontrollet në pikat kufitare vijojnë në mënyrë të vazhdueshme. Qëllimi i tyre është mbrojtja e konsumatorëve dhe pengimi i futjes në territorin e Bashkimit Evropian të ushqimeve të papërshtatshme ose potencialisht të rrezikshme.

Mediat bullgare rikujtojnë se në fund të javës së kaluar, e njëjta agjenci bllokoi hyrjen në tregun e Bashkimit Evropian të një ngarkese me speca nga Maqedonia, për shkak të niveleve të tepërta të mbetjeve të pesticideve./Telegrafi/


Shtuar 22.09.2026 11:35

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisinterbahisjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetzbahisholiganbet