Mickoski për të dyshuarin e zjarrit pranë Ambasadës bullgare: I janë marrë pajisjet e komunikimit, do të verifikohet me kë ka kontaktuar

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, bëri të ditur se ende po vazhdon marrja në pyetje e personit të dyshuar për djegien e dy automjeteve pranë Ambasadës bullgare në Shkup.

Sipas tij, autoritetet kanë konfiskuar pajisjet e komunikimit të të dyshuarit dhe tani mbetet të verifikohet nëse ai ka pasur kontakte gjatë kësaj kohe, me kë ka komunikuar dhe çfarë përmbajtjeje kanë pasur ato komunikime.

Të lidhura

None found

“Marrja në pyetje është duke vazhduar. Pajisjet e komunikimit janë konfiskuar, le të shohim nëse ai mund të ketë pasur komunikim gjatë kësaj periudhe dhe me kë, cila është përmbajtja e atij komunikimi. Nuk do të nxitohesha të bëja ndonjë kualifikim nga fqinji ynë lindor”, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar rastin e personit që u vuri flakën dy automjeteve në Ambasadën bullgare, si dhe reagimet e partive politike dhe të udhëheqjes shtetërore në Bullgari.

Mickoski e dënoi sërish ashpër këtë incident dhe u shpreh se pret që të zbardhet plotësisht gjithçka që qëndron pas këtij rasti.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nisur procedurë ndaj një 44-vjeçari nga Shkupi, i dyshuar për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Për të është caktuar masa e paraburgimit prej 8 ditësh.


MariobetMariobetmeritbetmeritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibompadişahbetjojobetbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetgrandpashabetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibompadişahbetjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Giriş