Kryeministri Hristijan Mickoski u takua mbrëmë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork me sekretarin e përgjithshëm të organizatës, Antonio Guterres.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të zyrës së Guterresit, gjatë bisedës u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm dhe i afërt ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe Maqedonisë së Veriut.
Temë e diskutimit mes Guterresit dhe Mickoskit ishin gjithashtu integrimi evropian, bashkëpunimi në rajon dhe mbështetja për multilateralizmin.
Më herët, kryeministri i Maqedonisë mbajti fjalim në debatin e përgjithshëm të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
