Maqedonia e Veriut mund të ketë reduktime të energjisë gjatë dimrit

Maqedonia e Veriut mund të ketë reduktime të furnizimit me energji elektrike gjatë sezonit të dimrit, nëse autoritetet nuk sigurojnë 1/3 e nevojave të konsumit ditor nga importi me shtetet fqinje.

Nga “MEPSO” thonë se në bazë të potencialit prodhues të elektranave sigurohet 65-70% e energjisë nga burimet vendore ndërsa 30-35% e energjisë importohet. Drejtori i MEPSO-s Orhan Murtezani theksoi për Alsat se restrikcione nuk do të ketë vetëm nëse sigurohet energjia nga Greqia, Bullgaria, Shqipëria dhe Serbia.

“Ky trend i njëjtë është në disa vitet e fundit dhe nëse kemi parasysh planin e paraqitur të ELEM për prodhimin e energjisë gjatë dimrit që vjen por edhe tentativat e qeverisë për të siguruar energji elektrike nga shtetet fqinje, nëse gjitha këto hapa përmbyllen me sukses, atëherë besoj që ky dimër do të duhet të kaloj pa devijime ose probleme të theksueshme”, deklaroi për Alsat, drejtori i Sh.A. “MEPSO”, Orhan Murtezani.

Por përqindja e importit të rrymës mund të jetë edhe më e lartë nëse marrim parasysh energjinë elektrike që shkon dëm gjatë shkaku i rrjetit të amortizuar. Në trafo stacionet dhe nga lartëpërçuesit që administron MEPSO humbja e rrymës është 1,8% ose 125 GW/h në vit. Ndërsa nga EVN thonë se janë shqetësuese llogaritjet për humbjen teknike të energjisë gjatë furnizimit në rrjetin e amortizuar të shpërndarjes së EVN-së.

Shtuar 20.09.2022 21:31