Valbon Limani, kryetar i Komunës së Gostivarit, deklaroi sot se gjendja epidemiologjike në qytet është stabilizuar dhe paraqitet dukshëm më e qetë.
Të lidhura
None found
Sipas tij, në përpjekjet për zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm janë angazhuar edhe ekipe nga Shkupi, në mënyrë që qytetarëve t’u sigurohet sa më shpejt ujë për pije dhe për nevojat e përditshme.
“U mbajtën mbledhjet e shtabit të krizës në nivel shtetëror dhe të shtabit lokal të krizës, nga të cilat dolën këto rekomandime. Gjendja epidemiologjike në qytet është shumë më e qetë, ashtu si edhe situata me furnizimin me ujë. Ndërmarrja Publike Komunalec e Gostivarit ka nisur bashkëpunimin me ekspertë të ujësjellësit nga Shkupi dhe së shpejti do të ketë ujë si për përdorim të përditshëm, ashtu edhe për pije”, deklaroi Limani.
Megjithatë, ndalimi i përdorimit të ujit të pijshëm në Gostivar vazhdon të mbetet në fuqi. Ndërkohë, është shënuar një rënie e ndjeshme e numrit të personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa nuk ka pacientë të hospitalizuar.
