LAMM: Qarkullimi në Maqedoni pa vështirësi, pa pritje të gjata në kufi

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë bën të ditur se qarkullimi në vend është normal, ndërsa rrugët paraqiten të lagështa.

Të lidhura

None found

Jashtë zonave urbane, lëvizja e automjeteve vijon me intensitet mesatar.

Sipas LAMM-së, në vendkalimet kufitare nuk janë regjistruar pritje të gjata, si në hyrje ashtu edhe në dalje nga vendi.

Autoritetet u rekomandojnë drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes me shpejtësinë, veçanërisht në luginat e vendit, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut./Telegrafi/


Shtuar më 12.10.2026 08:41