Kupa Botërore e Diturisë– WSC në ShMP “Jahja Kemal”

ShMP “Jahja Kemal” do të organizojë Kupën Botërore e Diturisë për herë të tretë. Këtë vit në SHPM “Yahya Kemal” ndeshja do të filloj më 14 Qershor dhe do të përfundoj më 16 Qershor. Kupa Botërore e Diturisë (Word Scholar’s Cup) është një program akademik i ekipit ndërkombëtar për studentë nga mbi 65 vende.

Qëllimi i këtij konkursi është tërheqja e studentëve të interesuar për të mësuar jashtë kurrikulës tipike dhe aftësimit të studentëve nga kultura të ndryshme për të diskutuar çështje dhe ide në lidhje me temat aktuale.

WSC është një konkurs që mbahet në një atmosferë argëtuese dhe frymëzuese dhe është një mundësi e shkëlqyer për studentët për të zhvilluar aftësitë e tyre të të menduarit kritik në lidhje me temën e këtij viti – Një Botë e Rinovuar (A World Renewed).
Ekipet e përbërë nga tre studentë nga e njëjta shkollë ose nga shkolla të ndryshme do të mund të aplikojnë në këtë konkurs.

Ekipet do të garojnë në katër sfida kryesore: a) Sfida në Dituri, b) Shkrimi në Ekip, c) Debati Ekipor dhe d) Kuizi i Diturisë.

Përveç katër ngjarjeve kryesore, zhvillohen aktivitete shoqërore dhe akademike jokonkurruese në mënyrë që të arrihet një atmosferë miqësore mes pjesëmarrësve. Ekipet mund të kualifikohen në raundin vjetor global nëse tejkalojnë pragun e pikëve të raundit rajonal.
Ekipet garojnë në divizionet junior dhe senior, në varësi të moshës të studentëve.

Pjesëmarrësit që janë mbi 14 vjeç konsiderohen si seniorë, kurse nxënësit nën 14 vjeç konsiderohen si juniorë. Në raundin rajonal në Shkup, juniorët do të garojnë më 14 Qershor dhe seniorët më 15 Qershor. Finalja e madhe për të dy divizionet do të zhvillohet më 16 Qershor.

Regjistrimi zgjat deri në tre ditët e fundit para ndeshjes, pra deri më 11 Qershor. Pagesa mund të bëhet në internet në Uebfaqen e Regjistrimit Lokal të WSC Shkup. Aty do të shkarkoni formularin e regjistrimit për nxënësit ju si mentor dhe do të mund të regjitstroni nxënësin/nxënësen. Nëse nuk mund të kryeni pagesë online, atëherë të njëjtën mund ta bëni tek personat përgjegjës në Jahja Kemal.

AKTIVITETET E GARRËS DO TË ZHVILLOHEN NË KUADËR TË REKOMANDIMEVE DHE MASAVE MBROJTËSE NGA KOVID 19.

Për tu informuar më shumë klikoni në faqen e internetit: https://www.scholarscup.org/

Shtuar 21.05.2021 12:12